WhatsApp prezanton “faqet e verdha”


WhatsApp po teston një opsion të ri – ata duan të prezantojnë diçka si “faqe të verdha” në aplikacionin e tyre.
WhatsApp në Sao Paulo, Brazil po teston një opsion të ri, ku përdoruesit do të jenë në gjendje të gjejnë dyqane dhe shërbime lokale përmes aplikacionit, tha Will Kathart, një nga njerëzit kryesorë të WhatsApp.
Aplikacioni do të kategorizojë dyqanet dhe shërbimet sipas kategorive, dhe më pas përdoruesit do të jenë në gjendje t’i kontaktojnë dhe të komunikojnë me ta.

Reuters raporton se do të ketë mbi një mijë dyqane për t’u testuar në qytetin brazilian, me të cilët përdoruesit do të komunikojnë.
WhatsApp vendosi të ndërmarrë këtë hap sepse hulumtimet kanë treguar se mbi 175 milionë njerëz e përdorin këtë aplikacion jo vetëm për korrespondencë, por edhe për kontraktimin e biznesit.
Pas Brazilit, kjo do të testohet edhe në Indi dhe Indonezi.