“Nuk është siç ka qenë më parë”, Zogu i Tiranës tregon si e pritën në bu*rg: Kam qenë me mbi një mijë burra


Hermes Nikaj ka qenë i ftuari special i mbrëmjes në sezonin e dytë të EXPULS nga Ronaldo Sharka, e cili ka nisur të shtunën mbrëma (18 shtator) në ekranin gjeneralist të RTV Ora.
Pas arr*estimit të bujshëm të rreth dy viteve më parë, ai vendosi të flasë për herë te parë dhe ekskluzivisht në këtë program.

I pyetur nga moderatori Sharka për ditën e parë të bu*rgut, Hermesi u shpreh:
“Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce këndon, kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më bu*rgu siç ka qenë”, u shpreh ai.