Tre personat e ndaluar ditë më parë në pro*testën që u mbajt nga familjarë e 14 vi*ktimave, por edhe nga qytetarët e Tetovës, vazhdojnë të mbeten edhe më tej në parabu*rgim, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Sipas informatave nga SPB–Tetovë, ata pas marrjes në pyetje nga policia dhe dokumentimi i rastit, sot pritet të nxirren para gjykatësit he*tues, i cili do të vendos për masën e mëtutjeshme, që mund të jetë vazhdimi i parabu*rgimit ose mbrojtja e tyre në liri.
Në mesin e tre të arr*estuarve është edhe organizatori i pr*otestës, Blerim Ahmedi, i cili ak*uzohet për shkelje të nenit 384 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, që ka të bëj me organizimin dhe mbajtjen e pro*testave të dhu*nshme dhe rre*zikon dë*nim me bu*rgim nga një deri në tre vite bu*rg. Personi i dytë i arr*estuar ditë më parë është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka su*lmuar një efektiv të policisë dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.
Ndërsa personi i tretë është po ashtu një pro*testues, i cili gjatë pro*testës ka bërë shkelje duke penguar efektivët e policisë në kryerje të detyrës së tyre zyrtare. Në pro*testën e djeshme, gjatë përl*eshjes me policinë janë lënduar katër efektiv të policisë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.