Sipas hulumtimit të Numbeos, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 49-të në listën e vendeve në botë për nga shpenzimet për shërbimet komunale.
Në hulumtim thuhet se në Maqedoni nevojiten 97 euro, ndërsa nga vendet e rajonit, Serbia ndodhet në vendin e 32-të, ndërsa Bosnja në vendin e 35-të.
Statistika prek çmimet e shërbimeve siç janë energjia, nxehja, uji dhe mbeturinat, ndërsa përfshin gati të gjitha vendet e botës, kurse tabela caktohet në bazë të shumës së parave që nevojiten për jetë në banesë prej 85 metër katrorë. Gjermania ndodhet vendi më i shtrenjtë, ku qytetarët e saj duhet të paguajnë rreth 225 euro në muaj për fatura, ndërsa ndër ndër vendet ku shërbimet komunale paguhen më së shumti janë edhe Izraeli dhe Hong Kongu duke ndarë rreth 200 euro në muaj për shpenzime.
Sipas vendeve të rajonit, Serbia ndodhet në vendin e 32-të kur bëhet fjalë për shërbimet bazike, ndërsa mesatarisht atje ndahen 129 euro për për shërbimet e thjeshta në banesë prej 85 metër katrorë, aq sa ndajnë edhe qytetarët e Koresë Jugore, Lituanisë dhe Bosnjës. Më pas te vendet e rajonit, më e shtrenjta është Sllovenia që ndodhet në vendin e pestë në nivel botëror, dhe ku qytetarët ndajnë rreth 159 euro në muaj për shërbime komunale.
Vendet tjera janë Kroacia në vendin e 20-të ku ndahen 159 euro në muaj, Bosnja me 124 euro në muaj, ndërsa pas Maqedonisë e cila gjendet në vendin e 49-të janë Mali i Zi në vendin e 50-të ku nevojitet të ndahen 95 euro dhe Shqipëria në vendin e 63-të ku ndahen 70 euro në muaj për këto shërbime