Milloshoski: Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski foli edhe për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Thotë se dorëheqja është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet sepse ka ndodhur një fatëkeqësi e madhe shëndetësore.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë he*timi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, tha Milloshoski.