Grubi: Sela a e ka pyetur Mickoskin çfarë kërkonte me 27 prill në Parlament? (VIDEO)


Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi i është kundërpërgjigjur sot kreut të ASH-së Ziadin Sela duke thënë se pse z.Sela nuk e ka pyetur z.Hristijan Mickoskin çfarë kërkonte më 27 Prill në Parlament dhe pse z.Sela nuk kërkoi falje nga z.Mickoski, dhe VMRO-DPMNE për atë se çfarë i ndodhi më 27 Prill.

Sipas Grubit , ajo është pyetja në të cilën z.Sela duhet të jep përgjigje, dhe detyrohet që të sqarojë tek votuesit e tij se pse për nevojat e z.Taravari, që të ketë çfarëdo shance që të garojë në Gostivar e vik*timizon gjithë atë karierë politike të cilën e ka ndërtuar në bazë të ngjarjeve të 27 Prillit ku z.Mickoski ishte pjesë e turmës që hynën në Parlament dhe pyetja e dytë këtu është se vet z.Sela ose z.Taravari nuk kanë qenë në Tetovë të vizitojnë familjet dhe vendin ku ndodhi tragjedia e papame në trojet tona është shprehur Grubi.

https://gazeta.mk/wp-content/uploads/2021/09/grubi-per-selen.mp4?_=1