Në Qytetin e Ohrit janë mbyllur gjashtë klasa të shkollave fillore e të mesme, për shkak se mësimdhënës dhe nxënës janë infektuar me virusin korona.
SDK sqaroi që një mësimdhënës është i infektuar në shkollat e mesme, ndërsa në fillore dy mësimdhënës, ndërkohë nuk ka grupe të izoluara në çerdhet e Ohrit.
“Janë siguruar mjete për higjienë, mënyrë e veçantë për hyrje në shkolla dhe masa të ngjashme të parapara me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë”, deklarojnë nga Komuna e Ohrit, duke vlerësuar që nuk ka vend për shqetësime.
Në Strugë nuk ka asnjë paralele në izolim, dhe nuk është paraqitur asnjë profesor ose nxënës me simptoma të virusit korona.