Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të marrë nga shkollat, rreth 0.02 përqind e gjithsej 240 mijë nxënësve në nivel shtetëror janë raste të reja të infektuara me Covid-19, e njëjta përqindje është mes mësuesve, informojnë nga atje.
“Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani, rastet aktive të nxënësve ishin 0.2 për qind. Disa prej tyre tashmë janë negativ dhe janë kthyer në shkollë, dhe disa janë ende në izolim. Sa i përket të dhënave të detajuara, ato janë në pronësi të shërbimeve shëndetësore kompetente që nxjerrin vendime për izolim. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është se deri më tani nuk ka transmetim të infeksionit në shkolla. Kur shfaqet një nxënës ose mësues me simptoma të infeksionit, shkollat veprojnë në përputhje me protokollet,” thuhet në njoftimin e MASH.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje për respektim të vazhdueshëm të protokolleve shëndetësore dhe sjellje të përgjegjshme nga të gjithë aktorët në procesin arsimor, sepse vetëm në atë mënyrë ne do të mbajmë mësimdhënien me prani fizike në klasë, gjë që është në interesin më të mirë të nxënësve.