Zaev: Nuk është e vërtetë që dikush i dha dikujt disa “bo*mba” për të qenë i fuqishëm


Kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për “Sloboden peçat” i mohon kategorikisht aku*zat ndaj tij se zëvendëskryeministrit të parë nga radhët e Bashkkmit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka dhënë material të pabotuar nga “bo*mbat” (biseda të përgjuara) me qëllim të tij të jetë “i fuqishëm” në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Unë i mohoj plotësisht këto insinuata. Nuk është e vërtetë që dikush i dha dikujt disa materiale për të qenë i fuqishëm. Materialet i kaluan prokurorisë në vitin 2017. I hedh poshtë plotësisht këto aku*za si të pasakta dhe tendencioze. Grubi është zëvendëskryeministri i parë sepse kështu vendosi partneri i koalicionit B*DI. Ai është edhe sekretar i Bashkimit Demokratik për Integrim me sa di unë – tha kryeministri dhe lideri i LSDM -së, Zoran Zaev për “Sloboden peçat”.

Reagimi i kryeministrit vjen pas akuzave të ish -ministrit të Financave, Xhevdet Hajredini, në Studio 10 në TV24, se pushteti i zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, është një “dhuratë” nga kryeministri Zoran Zaev.
“Zaev e bëri të fortë Artan Grubin. Ai i dha “bo*mba” me regjistrime për të gjithë kuadrot e BDI -së. Ka bom*ba edhe për Ali Ahmetin”, tha Hajredini.