Ç’na duhen rrugët dhe kanalizimet pa njerëz?


Zvogëlim dhe stagnim!”, “Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime”, kështu shkruan në analizën e tij të fundit që ka të bëj me potencialin demografik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademiku Izet Zeqiri

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, të regjistruar në total janë 574.159 familje. Nga ata pa fëmijë 149.342 familje ose 26,0%, që do të thotë 1/4 e familjeve ishin prindër pa fëmijë. Me një fëmijë ishin 26,6%, me dy fëmijë 35,6%, me tre fëmijë 8,3%, me katër 2,4% dhe me pesë dhe më shumë fëmijë 1,0%.”, shkruan Akademik, Izet Zeqiri, sipas tij numri më i madh i familjeve ishin me dy fëmijë (35,5%) dhe kjo është reproduksion i thjeshtë i popullsisë, që paraqet stagnacion.

“Prania e madhe e familjeve me një fëmijë (26,6%), nuk siguron rritje por zvogëlim të popullsisë. Kandidatët për kryetar të komunave duhet të hartojnë program dhe të ofrojnë strategji për rritjen e potencialit demografik në komunën që pretendojnë ta menaxhojnë. Pa njerëz nuk duhen as rrugë as kanalizime”, shkruan në profilin e tij në FB, Izet Zeqiri.