Pas ngjarjes tra* gjike në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona si pasojë e dje* gies së Spitalit modular dhanë dorëheqje morale ministri i Shëndetëtësisë, zv. ministri, drejtori i Spitalit Tetovë si dhe drejtori Ekonomik i Spitalit në Tetovë, transmeton Pa Censurë.
Por sa u përket dorëheqjeve të ministrit dhe zv.ministrit të Shëndetësisë, përflitet që kryeministri Zoran Zaev do të flasë për dorëheqjet pas zbardhjes së rastit!
Por në B DI kanë filluar zërat se kush do ta zëvendësojë ish ministrin e shëndetësisë Ilir Hasani, ndër emrat më të përfolur është Nexhati Jakupi dhe Armend Asllani.
Ish zv ministri Ilir Hasani tha në një deklaratë se ai ka dhënë dorëheqje morale të parevokueshme dhe se nga dita e hënë i kthehet punës së tij si mjek në Klinikë, ku edhe sot e ka lajmëruar me një post në Facebook kthimin e tij në punë duke e shoqëruar nga një foto para hyrjes në sallën e operimit.
Kujtojmë se he*timet vazhdojnë akoma për arsyet dhe shkakun e zj*arrit dhe ndodhjes së fatkeqësisë e si pasojë e kësaj humbun jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan./Pa Censurë