NJË TJETËR LAJM I HIDHUR NA ERDHI SOT!
Edhe nje lajm i trishtë për ne Ballistët ku sot u nda nga jeta anëtari dhe vëllau ynë Xhemili.
Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë Xhemil Elezi. Në emër të tifogrupit Ballistët u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Elezi dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, tribuna do jetë e zbehtë pa ty vlla!
Ne do ta mbajmë gjithmonë mend Xhemilin për ndihmën dhe kontributin e pakursyer që ai dha në emrin e Shoqatës së tifozëve Ballistët 1992.
Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që ta shpërblejë me Xhennet Xhemilin si dhe t’u jap durim familjarëve dhe të afërmve të tij!
Për vorimin e të ndjerit do t’iu njoftojmë gjatë ditës.