Reali i Madridit ka një boshllëk të madh në ekip tani me largimin e Kristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.
Duket se klubi spanjoll do të bëjë një sforcim në merkato. Sigurisht që emri kryesor që vjen në mëndje është belgu Eden Hazard. Belgu e ka shprehur edhe vetë dje se ai ka destinacion të preferuar, Realin e Madridit por është klubi i Çelsit ai që duhet të vendosi.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail” klubi spanjoll i ka bërë një ofertë konkrete klubit anglez. Plot 226 milionë euro për Hazard që do ta bënte blerjen më të shtrenjtë që ka parë historia e futbollit duke lënë pas Nejmarin i cili u ble nga PSG një vit më parë për 222 milionë euro