Në muajin gusht shpenzimet e jetesës krahasuar me të njëjtën periodhë vitin e kaluar janë shtrenjtuar për 3.6%. çmimet me pakicë janë rritur për 4.9%. por dallim në shpenzimet e qytetarëve ka edhe në nivel mujor. Informatat e Entit shtetëror të statistikës thonë se shpenzimet për blerjen e frutave të ndryshme bujqësore në gusht krahasuar me muajin korrik janë më të larta për 16%. Shtrenjtime ka edhe te produktet e qumështit, ndërsa për thuajse 1% ka rritje të çmimeve edhe të bukës dhe mishit.
Shpenzimet për jetesë – Patate 15,8%; Djathë dhe gjizë 11%; Mish 0,9%; Bukë 0,7%.
Statistika regjistron çmime më të marta edhe të sheqerit, reçelit, mjaltit çokollatave dhe produkteve tjera të konditerisë. Qytetarët ankohen se rrogat i kanë njëjtë vite me radhë, ndërsa jetesa është çdo ditë e më e shtrenjtë.
“Është pak, por dikë është shumë. 10-15 denarë për në Maqedoni, vështirë se mund të përballohet. Po të ishte në vend tjetër po, por në Maqedoni nuk ka gjasa. Njerëzit nuk do kenë mundësi as të ushqehen.
“Çdo shtrenjtim i materialit bazë çon në rritje të çmimit të produkteve. Për fat të keq te ne nëse çmimi i materialit rritet 1%, çmimet e produkteve menjëherë ngritën për 10%”.
„Është varfëri e tm*errshme. T’ju them unë, jo vetëm pensionistët, por edhe ata që kanë rroga minimale nuk e di si do t’ia dalin. Me fëmijë dhe familje, nuk e di, ky është shtrenjtim i tm*errshëm”.
Mediat para dy ditësh informuan se furrat e vogla tashmë e kanë rritur çmimin e bukës dhe brumërave. Shkak për këtë sipas tyre është shtrenjtimi i grurit për 20%, shtrenjtimi i rrymës industriale madje për 100%. Thonë se shpenzimet për paketimin e prodhimeve u janë rritur për 50%.
E gjithë kjo shkakton rritjen e çmimeve të miellit vendor dhe si pasojë e kësaj është edhe rritja e çmimit të bukës dhe brumërave – njoftojnë nga Shoqata e industrisë së mullisëve dhe furrtarëve.
Amvisëritë do duhet të paguajnë më shumë edhe për disa mallra dhe shërbime të caktuara që janë jashtë shportës sindikale sepse edhe te to ka ndryshime në çmime.