Nga 26 në 17 për qind është zvogëluar vdekshmëria e të sapolindurve në gjashtë muajt e parë të vitit lidhur me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Maqedonia për momentin ka rekord rajonal të foshnjave të mbijetuara të lindura në javën e 23-të e tre ditë.
Në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë (KGJO) ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se vitin e kaluar kanë vdekur gjithsej 82 të lindur para kohe, ndërsa sivjet 57.
“Kjo është meritë e investimit të Qeverisë në inkubatorë për kujdesin intensiv të KGJO, në riekipimin e ekipit të ekspertëve, në pranimin e 20 infermiereve të reja…”, deklaroi Filipçe dhe theksoi se Ministria do të vazhdojë të investojë në pajisje të reja e cila do të përdoret në kujdesin intensiv në Gjinekologji.
Ai paralajmëroi edhe një riekipim të Klinikës me mjekë dhe infermiere për në repartin për kujdes intensiv, por edhe edukim për mjekët të cilët do të marrin përvojë nga kolegë nga Klinika për Gjinekologji nga Sofja.
Mjekja Elizabeta Petkovska informoi se 80 deri në 85 për qind e foshnjave të vdekura janë nën javën e 32-të të gjestacionit ose janë me masë trupore nën një kilogram e pesëqind gramë. Shpjegoi se këto tre të katërta të të vdekurve janë me komplikime të hershme, ndërsa më së shpeshti për shkak të mos-pjekurisë së mushkërisë dhe sistemit qendror nervor.
Duke bërë paralele të shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në krahasim me vitin e kaluar, mjekja Liljana Kojiq tha se vitin e kaluar në repart janë mjekuar 336 foshnja, ndërsa kanë vdekur 82, ndërsa sivjet për të njëjtën periudhë nga 321 foshnja, kanë vdekur 57.
Sipas saj trendi i uljes së vdekshmërisë tek të lindurit para kohe do të vazhdojë me aparatet e reja të paralajmëruara siç është ventilatori me frekuencë të lartë, furnizimi i dy aparateve për ventilim joinvaziv, si dhe aparatin për diagnostikim të shpejtë të infeksioneve me të cilin do të merret rezultat për dy orë, ndërsa i cili sipas saj është shumë i rëndësishëm për shkak se shumë shtatzëna kanë infeksione.
Kojiq informoi se Klinika në Shkup ka rekord ballkanik rajonal, se ka mbijetesë të foshnjës në javën e 23-të të gjestacionit.
Për momentin në kujdes intensiv në inkubator ka 42 foshnja.