Në mënyrë vullnetare tre vëllezër nga Negotina e Pollogut, pastrojnë oborrin e Infektivit

Kamerat e televizionit Globi kanë regjistruar nga afër angazhimin vullnetar të tre vëllezërve nga Negotina për të pastruar oborrin dhe hapësirat përreth Infektivit të Gostivarit. Ky aktivitet i tre mërgimtarëve nga Negotina vjen në shenjë falemenderimi për personelin mjekësor të Infektivit të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja për të shëruar nënën e tyre të inf*ektuar me Covid. Besnik Etemi, njëri nga tre vëllezërit Etemi, bën me dije se iniciativa e tyre vullnetare është mirëpritur edhe nga vetë stafi mjeksor i Infektivit, një pjesë e mirë e të cilëve iu bashkangjitën ak*sionit të pastrimit.

Etemi kërkon vetëdijësimin e popullatës në drejtim të mbajtjes së pastërtisë, sidomos atyreve njerëzve që ditëve të fundit kanë qarkulluar rreth Spitalit të Gostivarit, duke kërkuar që gjësendet e panevojshme të hudhen aty ku duhet dhe asesi në vend e pa vend.
Ndryshe, në pjesën e përparme të Infektivit të Gostivarit, sot ishin vendosur edhe disa shporta të reja pë mbeturina, të cilat ishin siguruar nga një mërgimtar nga Sërmnova.