Gruaja nga Tetova dhuron xherdanin në vlerë 3 mijë e 400 euro për ndërtimin e xhamisë


Një grua nga qyteti i Tetovës ka dhuruar xherdanin e saj të qafës për ndërtimin e një xhamie. Ky xherdan iu është dorëzuar teologut Ardian Sejdiu që njëkohësisht është përgjegjës për ndërtimin e asaj xhamie, dhe vlera e këtij xherdani kap shifren prej 3,400€.

Sejdiu ka njoftuar ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar lartë veprimin e gruas. “Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re fsh. Gaçkë.”, shkroi Sejdiu në Facebook.