Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


MSH-ja, konform të dhënave të fundit të ISHP-së, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 5.362 testime, kurse janë regjistruar 577 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 265, Kumanovë – 54, Tetovë – 26, Prilep – 21, Strumicë – 20, Kërcovë – 17, Gostivar dhe Veles nga 16, Kocanë – 15, Shtip – 14, Manastir – 13, Berovë – 12, Kavadar – 11, Sveti Nikollë – 9, Ohër – 8, Strugë, Resnjë dhe Probishtip nga 7, Radovish dhe Vallandovë nga 6, Dellcevë, Vinicë dhe Kratovë nga 5, Pehcevë – 3, Dibër dhe Demir Kapi nga 2, Gjevgjeli, Negotinë, Kriva Pallankë, Makedonski Brod dhe Makendonska Kamenicë nga 1 rast.

Regjistrohen 1.010 pacientë të shëruar. Në Shkup – 443, Tetovë – 112, Kumanovë dhe Gostivar nga 75 etj.
Kanë ndërruar jetë 30 pacientë. 27 në kushte spialore kurse tre në kushte shtëpiake.

7 nga Shkupi (53, 65, 72, 78, 82, 83 dhe 85 vjec), 5 nga Gostivari (23, 37, 66, 70 dhe 71 vjec) 5 nga Strumica (55, 67, 72, 76 dhe 79 vjec), 3 nga Tetova (60, 71 dhe 90 vjec), 3 nga Kumanova (34, 53 dhe 57 vjec) dhe nga 1 pacient nga Manastiri (80), Radovishi (64), Velesi(55), Ohri (71), Strugë (41), Kriva Pallankë (85) dhe Berovë (88).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.211.959 testime për COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 182.450, numri i të shëruarve është 163.070, kurse i vi*ktimave – 6.214. Numri i rasteve aktive është 13.166.
Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.731, Tetova me 1.192, Kumanova me 859, Gostivari me 726, Struga me 618, Strumica me 543, dhe Kërcova me 494, u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi