Kishte qenë prezent kur ka filluar zj*arri, flet njëri nga dëshmitarët


Flet njëri nga dëshmitarët i cili ka qenë prezent kur ka filluar zj*arri në Spitalin Modular në Tetovë. Ai thotë se ka qenë në spital 6 ditë rend, i ka ruajtur si infermier babain dhe vëllain e tij. Ai tregon se spitali nuk ka pasur kushte të mjaftuesheme dhe nuk ka pasur as paisje kundër zj*arrit. Ai kishte qenë brenda kur ka filluar zj*arri dhe në fillim është munduar që ta shpetojë vëllain e tij por për shkak të tymit edhe atë e kanë nxjerrë jasht. Sipas tij, zj*arri kishte filluar nga dhoma 3 e pastaj është shprëndarë në dhomën 2 dhe 1 e me pas në gjithë spitalin, transmeton Pa Censurë.

Më tutje ai thotë se ka pasur edhe mungesë të infermierëve, “Nuk kishte as infermier, kam qenë vetë infermier i babait dhe vëllait.” I kishte parë të gjithë pacientët të cilët kanë qenë të shtruar në atë spital dhe kishte dëgjuar ulërimat e tyre.
Ai në fund shtoi se “Drejtësia duhet me qenë vet populli, kërkoj që populli të qohet në këmbë dhe të kërkoj drejtësi për të gjithë vi*ktimat.” /PACENSURË
Deklarata e tij: