Gazetari Vrangalla i drejtohet Filipçes: “Tani a do të keni edhe ju pak mirëkuptim dhe të dorëhiqeni”


Shkruan gazetari Agron Vrangalla:
Ministri i Shëndetësisë nuk e paska ditur se në kovid-qendrat futen familjarët e të infektuarve dhe kujdesen për ta, gjë që rreptësisht është e ndaluar. Dakord, ka mundësi të mos ketë dëgjuar për diçka të tillë. Nuk e arsyetoj por e besoj.

Por:
A e din ministri se çfarë po ndodh kështu në përgjithësi në spitalet modulare?

A e di ai se në këto spitale nuk të japin ujë? Fare mo fare. Nuk ka ujë për pacientët.
A e di ai se pacientëve për drekë e darkë u jepet të hanë ushqim që as qentë e rrugës nuk e hanë? Nji kaçkavall si sapun rrobash?

Po si kujton ai dhe i gjithë establishmenti, se do t’i lëmë ne të afërmit të na vdesin urie? Nga çfarë të rënkojnë më përpara ata të shkretët, nga kjo arma biologjike që jua ka pushtuar mushkëritë, apo nga uria e etja që jua ka tharë barkun?

Po mor po, janë futur njerëzit brenda sepse kanë qenë të detyruar. Se mos doni të fajësoni tani qytetarët për “ndërgjegje të ulët”? Po jua merrni të keqen ju qytetarëve për ndërgjegjen që kanë. Se e shoh që të gjithë ju talleni gjatë gjithë kohës me ta. Të kishit ju gjysmën e ndërgjegjes që kanë qytetarët, nuk do ishim në këtë derexhe sot.

Tjetër,
A e di ministri, qeveria, opozita, leshi, preshi, etj, se çdo qendër covidi punon me numër minimal të personelit mjekësor të cilët strapacohen duke punuar edhe nga dy turne e duke mos ju ngelur pikë gja*ku? I kam parë me sytë e mi se si mjekë e infermierë fshihen cepeve dhe qajnë me lot nga ankthi se nuk ia dalin dot të bëjnë atë që dinë e duan?
As këtë nuk e dini ë?
Po çfarë dini ju?
Ne u dashka të jemi të ndërgjegjshëm e të kemi mirëkuptim apo? Mirë pra m’rregull.

Tani a do keni edhe ju pak mirëkuptim dhe të dorëhiqeni?
p.s.
Qytetarët me të drejtë do thonë po ja iku njëri po kush do vi se? Shkoi Jonuzi, erdh Domuzi.
Eeeeeeh, ooo si s’më lau nji morte mua, atë thuaj!