Bashkim Sulejmani, gazetar i Alsatit, i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, ka qenë mbrëmë një nga dësh*mitarët oku*lar të tra*gjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona. Sulejmani tha se ngjarja e mbrëmshme ka qenë një nga më tra*gjiket e përjetuar nga ai në të gjithë jetën e tij profesionale si gazetar.
Sipas gazetarit momenti më i vë*shtirë ka qenë edhe momenti me familjarët e pacientëve, ku në momentin e shpë*rthimit të zja*rrit u krijua një pa*nik i madh, familjarët kërkonin njerëzit e tyre.
“Ishte një nga ngjarjet më të rën*da që kam përjetuar si gazetar në të gjithë punën time si gazetar për mbi 2 dekada. Unë kam pasur fatin të përjetoj edhe periudhën e luf*tës, por ajo e mbrëmshjma ka qenë shumë më e rën*dë. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan mbrëmë, nga mjekët te zja*rrfikësit dhe deri te komshinjtë që ishin afër spitalit që u gjenden aty të parët për të ndihmuar pacientët për t’i nxjerrë nga fla*kët. Momenti më i vështirë ka qenë edhe momenti me familjarët e pacientëve, ku në momentin e shpë*rthimit të zja*rrit u krijua një pa*nik i madh, familjarët kërkonin njerëzit e tyre. Dje*gia ishte me vrull shumë të madh, ka qenë gati i e pamundur të futeshe brenda sepse edhe vet spitali modular ka pasur vetëm një portë hyrëse dhe dalëse” tha Sulejamni,