Mjeku nga Tetova: Testi që kushton 80 cent në Europë, këtu shitet me 25 euro


Qytetarë të shumtë pritën me orë të tëra sot në kufi për të kaluar pasi duhej të zbatonin rregullat që u futën dtën e sotme në fuqi në vendin tonë.
Një prej qytetarëve, ishte mjek shqiptar nga Maqedonia, i cili kërkonte të hynte në Shqipëri përmes pikës së Qafë Thanës, thotë se është kriminale që tiu bëhet test fëmijëve 6-11 vjeç.

“Ne duam të kalojmë ca ditë pushime, por jemi bllokuar këtu. Papritmas u bllokuam në hyrjen e Qafë Thanës, që edhe fëmijët nga 6-11 vjeç duhet të kenë PCR, kjo nuk vlerësoj se është standard i një vendi europian, shteti amë na vjedh në mes të rrugës në ditën me diell.Nuk di kush është kjo kompani fantazmë, nuk e di se çfarë teste aplikon mbi fëmijët, jam me profesion mjek.

Nuk di nëse ka ndonjë vend të rajonit, në çdo vend të BE ky test kushton 80 cent, në vendin tonë 2 euro, ndërkohë që këtu duan 25 euro që ta bëjnë.Shpesh testohem vetë për shkak të punës me pacientë me Covid”, shprehet mjeku nga Tetova.