Edhe një i ri ka humbur jetën si pasojë e përballjes me virusin COVID-19.
Lajmi për vdekjen e Besir Rexhepit nga Komuna e Vitisë është bërë i ditur nga vëllai, përmes një publikimi në Facebook.
Ai gjithashtu bëri të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas namazit të drekës, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që së fundi në mesin e shumë viktimave nga koroanvriusi pati edhe një numër të madh të të rinjve.
Pak më parë u njoftua poashtu për vdekjen e një 22 vjeçare nga Gjilani dhe një foshnjë 2 vjeç, që po mjekohej në kuadër të Pediatrisë në QKUK, por që ishte prekur me virusin COVID-19.