Kërcënimet ndaj Zaevit: Ndalni provokimet, se pastaj qani se po ju rrahin

“Maqedonia e Bashkuar”, një parti minore proruse reagoi për festën e festës për anëtarësim në NATO. “Qeveria kukull në Shkup me festën më të re të NATO-s në 15 qytete në shtet, vazhdon me provokime kundrejt popullit njëjtë siç ishin provokimet e vitit të kaluar të 27 prillit dhe e detyruan popullin të hyjë në Kuvend për të mbrojtur rendin kushtetues.

“Maqedonia e Bashkuar”, e kupton frikën e qeverisë kukull se populli nuk dëshiron NATO-n dhe ndryshim të emrit, por, kjo nuk ju jep të drejtë të festoni dhe të shpërndani gënjeshtra sepse Maqedonia as ka fituar ftesë për anëtarësim në NATO as fitoi datë për fillim të bisedimeve me BE-në, Për më shumë, festa e NATO-s është luks për qytetarët që përbën harxhime të pamenduara të parave të shtetit nga buxheti”, thuhet në kumtesë.

“Maqedonia e Bashkuar” nënvizon më tej se “me qëllimin më të mirë e këshillon qeverinë në Shkup të ndalojë me provokime kundrejt popullit të vet sepse pastaj do të qajnë kur do t’i rrahin, për më tepër, mund të vij në ngjarje të padëshiruara që nuk do të jenë vetëm rrahja dhe zvarritja në Kuvend për shkatërrimin e Maqedonisë dhe maqedonasve.

Qeveria e Maqedonisë dje ka organizuar në 15 qytete festë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”.