Trofeun e Kampionatit Botëror e ëndërron çdo adhurues i futbollit që së paku ta prekë njëherë. Këtë trofe që ne e njohim sot e ka projektuar skulptori italian, Silvio Gazzaniga, në vitin 1971.
Trofeu është 36 centimetër i gjatë, është bërë prej ari 18 karatësh, si dhe peshon 6 kilogram.Baza e gjelbër e trofeut është bërë me një mineral gjysëm të çmuar të quajtur malakit. Malakiti u zgjodh sepse është gjetur në çdo kontinent dhe është i gjelbër, si shumica e fushave të futbollit, transmeton Gazeta Express.
Në atë kohë kupa vlerësohej me çmimin e 50,000 dollarëve (42,000 euro), ndërsa tani ky trofe e ka vlerën e 10 milionë dollarëve amerikan. /Gazeta Express/