Jeton Shaqiri do të merr pjesë në konferencën “Ri*mëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik pas kovidit”


Jeton Shaqiri
Gjatë ditës së nesërme do të jem pjesë e konferencës “Ri*mëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik pas kovidit”, e cila hapi siparin sot, si panelist në panelin e pestë: “Ekonomia e zgjuar dhe e gjelbër”.
Në këtë event të rëndësishëm marrin pjesë personalitete të shquar, duke nisur që nga kryeministri i vendit, ministra dhe ekspertë të vendit dhe të jashtëm. Në këtë panel diskutimi do të prekim tema që nga mundësitë e rikuperimit të bizneseve, përshpejtimi i procesit të digjitalizimit dhe si të drejtojmë rikuperimin dhe zhvillimin ekonomik drejtë ekonomisë së gjelbër.