Nuk bëjnë punë masat, policia ndalë dy dasma


Të dielën, policia në Prizren gjatë inspektimit të salloneve te dasmave për respektimin e masave anti-COVID, ka hasur në organizime familjare.
Siç njoftohet, policia ka reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë.

Po ashtu pronarit të sallonit te dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndarë.
Policia në Prizren ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, perkatesisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, ku është raportuar një aheng familjar në shtëpi.

Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty.
“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respekim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverisë dhe ligjit anti-COVID, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatese”, thuhet në njoftim.