Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet : H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje”.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes .
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
I moshuari është gjobitur me 500 euro.