Ahmeti: Do të detyrojmë kandidatët që të respektojnë garancën e blertë

Ali Ahmeti sot ka prezantuar pesë pikat me të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim do prezantohet në zgjedhjet lokale. Ahmeti tha se do të detyrojnë kandidatët për krerë të komunave që të respektojnë këto pika.

“Porosita kandidatët tanë të komunave që në katër vitet vijuese, detyra e tyre vijuese është që ti bëjnë komunat edhe më të mira, më të blerta, më të jetuara në to. Më lejoni të prezantojë garancën tonë të blertë për komunat tona me të cilat ne i detyrojmë kryetarët e komunave”, tha Ahmeti para se të publikonte pesë pikat.

Ndryshe, pesë pikat përfshinë respektimin e të ashtuquajturës agjendë e blertë, agjendë digjitale, agjenda e derës së hapur për qytetarët dhe përfshirje të tyre në vendimmarrje si dhe agjenda zero, që synon minimalizimin e dukurive negative në nivel lokal.