Në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, viktima ishte Evzal Selimi, 30 vjeçari nga Gostivari.
Selimi ishte një sipërmarrës i ri në qytetin e Gostivarit. Me punën etij të ndershme, Selimi kishte fituar zemrat e njerëzve që punonte, por edhe të shoqërisë, fqinjve dhe familjes.
Evzali i Juvës ashtu njihej në mesin e banorëve të Gostivarit, pasi është një fans i afasionuar i klubit të futbollit “Juventus”.
Evzal Selimi ishte banor i Lagjes Banjeshnica në Gostivar, lagje ku jeton edhe Kryetari i BDI – Gostivar dhe zv.ministri i mbrojtjesë, Bashkim Hasani. Ky u fundit, sot në Facebook ka shpërndarë një status emocional për fqinjin që për shumë vite jetonin në një lagje.
“Zoti e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Ne shokët aq sa të jetojmë,kështu do të kujtojmë, të buzëqeshur e plot dritë. Pushoftë në paqe shpirti yt i bardhë”, shkruan Hasani.
Evzal Selimi ka qenë një aktivist i dalluar. Në vigjilje të zgjedhjeve lokale ishte zgjedhur shef i Shtabit Zgjedhor të BDI në lagjen Banjeshnicë.
Selimi jetonte bashkë me familjen e tij në Gostivar, kurse prindërit i jetonin në Austri. Pas vetës, Selimi ka lënë dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten e tij.