Derisa njerëzit ende kanë dyshime në lidhje me vaksinat që aplikohen për mbrojtje nga koronavirusi, në internet është publikuar një certifikatë për vaksinim që daton nga koha e Perandorisë Osmane, respektivisht nga viti 1908.
Deri në këtë periudhë ishin zbuluar vetëm dy vaksina, njëra kundër fruthit dhe tjetra kundër murtajës.
Në dokument janë të shënuara të dhënat e personit që është vaksinuar, shkruan Alsat.
Certifikatë vaksinimi kundër epidemisë në kohën e Perandorisë Osmane gjatë periudhës së Sulltan Abdulhamidit të dytë në vitin 1326 hixhri:
Vula: Abdülhamid Han bin Abdülmecid el-muzaffer dâima
Numri rendor: / Numri serik: / Certifikatë vaksinimi, Emri: Ismail efendi Vitet: 10, Emri i babait: Mehmed Aga, Profesioni i prindit: Karrocier, Feja: Islam, Qyteti: Stanbol Apartamenti:17 Qarku: Üsküdar, Emri i rrethinës: Tûnusbağı Mahalla:/ Rruga: Ed’hem Pasha Numri i shtëpisë: 44
“Në Balada me dëshirë dhe pa imponim është bërë vaksinimi për herë të dytë për personin në fjalë, për mbrojtje nga epidemia dhe i dorëzohet kjo certifikatë më 13 tetor 1326 h. Përgjegjësi i vaksinimit: Mustafa bin Husejn”, shkruan mes tjerash në certifikatë.