Kumanovë: Fillon gazifikimi i SH.F. “Bajram Shabani”

Organet komunale të qytetit të Kumanovës me hapa të shpejtë po punojnë rreth instalimit të rrjetit të gazifikimit të qytetit.

Kësisoj ditëve të fundit punimet rreth instalimit të rrjetit të gazifikimit kanë filluar edhe në shkollën fillore “Bajram Shabani”.

“Me insistim të komunës shkohet në gazifikimin intensiv në rend të parë të objekteve publike në qytet. Shkolla fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova është njëra nga shkollat më të vjetra ku në vijim e sipër është realizimi i këtij projekti, andaj edhe i falënderoj udhëheqësit e ndërmarrjes “Kumanovo Gas” si dhe drejtorinë e Shkollës fillore “Bajram Shabani””, shprehet kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrivski thotë se me intensitet të lartë po punohet në gazifikimin e kësaj shkolle, dhe se nxënësit e saj këtë vit do të ngrohen me gaz natyrorë.

“Mendoj se deri më 1 shtator do të kryhet realizimi i këtij projekti dhe këtë vit nxënësit e kësaj shkolle të ngrohen me gaz natyrorë. Nga ana tjetër edhe Komuna por edhe Shkolla do të kenë mundësin e kursimit financiar, kurse nga ana tjetër do të kontribuojmë edhe për ruajtjen e ambientit jetësor”, shprehet kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Nga kabineti i kreut të Komunës së Kumanovës paralajmëruan se në të ardhmen e afërt edhe shumë objekte tjera publike do të gazifikohen, me çka do të rriten kursimet financiare, e nga ana tjetër ndikohet edhe në mbrojtjen e ambientit jetësor.