15-vjeçarja që shihni në foton më lart rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme në qytetin e Vlorës. Lajmin e ka bërë publik gazetari Enrik Mehmeti përmes një statusi në Facebook. Kanë qenë prindërit e të miturës ata të cilët kanë bërë denoncimin e rastit të shqetësuar në polici, pasi kanë frikë për sigurinë e saj.
Gazetari apelon që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj të komunikojë sa më shpejt me organet kompetente dhe të ndihmojë në gjetjen e saj.
“Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme. Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës. Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Kush ka informacion të njoftojë policinë. Kush ka mundësi ta shpërndajë” – shkruan gazetari.