Afër 74% e mësimdhënësve janë vaksinuar, Carovska: Me një klik mund të kalojmë në mësim online

Numri i të vaksinuarve në kuadrin e mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor është mbi 70 për qind, ndërsa duke pasur parasysh edhe ata që e kanë tejkaluar koronavirusin dhe kanë imunitet, kemi diku mbi 74 për qind të imunizuar. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila njoftoi se të gjitha shkollat janë të përgatitura për fillimin e vitit shkollar me prezencë fizike, duke shtuar se mësimi me prezencë fizike në kohë pandemie është një sfidë në vete.

Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Në çdo komunë numri i të vaksinuarve tek mësimdhënësit është mbi 60 për qind dhe kjo është dyfish mbi përqindjen nacionale dhe se këtu nuk ka dilemë që tek kuadri i mësuesve, vetëdija është në nivel më të lartë në pjesën e vaksinimit për shkak të përgjegjësisë që e mbajnë në krijimin e gjeneratave të ardhshme”
Carovska gjithashtu shtoi se përderisa autoritetet shëndetësore konstatojnë për ndonjë rrezik të lartë të transmetimit të virusit, atëherë siç tha ajo vetëm me një “klik” janë të gatshëm të kalojnë online.

Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Sigurisht që sfida ka dhe do të ketë, por ajo që mund të them është se në dallim nga tri vitet e kaluara, sot sistemi është 100 për qind më i përgatitur sa i përket digjitalizmit. Qasja e mësimdhënësve në paisjet digjitale dhe qasja në platforma nacionale është aktive dhe se të gjitha kanë akontet të tyre dhe nëse brenda një nate Ministria e Shëndetësisë përcakton se sistemi patjetër duhet të ndryshojë për shkak të gjendjes epidemiologjike, të gjithë jemi të përgatitur me një të shtypur do të kalojmë në mësim online”

Ndërkaq, kreu i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se të gjitha analizat tregojnë se viti shkollor duhet të fillojë me prezencë fizike. Sipas tij, tani për tani situata po stabilizohet, dhe se faktori R i transmetueshmërisë së virusit është zvogëluar nënë zero.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“E vetmja mënyrë për të ndihmuar fëmijët është vaksinimi i të rriturve, mbrojtja e prindërve dhe të moshuarve, siç janë gjyshërit. Nëse shfaqet një rast pozitiv në shkollë, epidemiologët do të vlerësojnë nëse klasa do të ketë nevojë të kalojë në mësimdhënie onllajn apo do të zhvillohet në kombinim”

Filipçe theksoi se testim të fëmijëve, që është rekomandim nga OBSH-ja dhe UNICEF-i, për momentin nuk do të ketë, por siç tha ai nëse ka indikacione për të njëjtën, atëherë do të bëhet testim i shpejtë i nxënësve, por për këtë do të vendos epidemiologu.
Ministri gjithashtu njoftoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, ka vlerësuar se mësimi në Strugë dhe Kërçovë të fillojë gjithashtu me prezencë fizike