Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me Zëvendëskryeministrin Bytyqi si dhe kryetarin e qytetit të Shkupit z. Petre Shilegov dhe atë të Çairit z. Visar Ganiu dhe të Karposhit z. Stefan Bogoev, ka marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të bulevardit “Hasan Prishtina”. Para të pranishmëve, Grubi ka thënë se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për të gjithë.
“I dashur nikoqir, i pari i Shkupit Shilegov, i nderuar kolegë Fatmir, kryetar komunash, Visar, Stefan dhe gjithë ju mysafir të nderuar, media, qytetarë. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu bashkë me ju për të shënuar fillimin e realizimit të një proekti kaq të dashur për mua dhe shumë të dëshiruar nga qytetarët tanë për dekada të tëra. Për këtë projekt dhe bulevardin Hasan Proshtina me Petren u morëm vesh për dy minuta dhe menjëherë i siguruam mjetet nga buxheti i shtetit me rebalansin e këtij viti. Akoma më i lumtur jam që po mund të japim kontribut për ndërtimin e një përalle të Shkupit ndryshe, të Shkupit më të mirë për të gjithë ne. Unë isha aktivist i shoqërisë civile kur po thyeja muret ndarëse që po përçanin qytetin tim si rezultatet i çmendurise monoetnike, monofetare, monokulturore, monopartiske te quajtur Shkupi 2014”, ka theksuar Zëvendëskryeministri i parë Grubi, në fjalimin e tij para të pranishmëve.
Sipas tij, kontributi i dhënë për ndërtimin e bulevardeve, urave e parqeve është një dallim që krijon barazi e jo ndasi.
“Ndërsa sot, si shërbetor i juaj po qëndroj para jush duke dhënë kontribut bashkë me Petren për ndërtimin e urave, bulevardeve, parqeve. Ky është dallimi. I prekshëm dhe i dukshëm. Dallim që krijon barazi e jo ndasi, që ndërton ura e jo mure. Zgjedhja jonë është më se e lehtë dhe e qartë, a duam Shkup për të gjithë, a po duam Shkup për ata dhe për ne, a duam Shkupi të jetë një, a po të jetë i anës së djathtë dhe të majtë të Vardarit, a duam Shkup të zhvillimit a po të regresit. Përgjigja e këtyre dilemave ipet më 17 tetor, ndërsa unë jam i bindur që ashtu si po e nisim punën sot bashkë me Petren, bashkë me të do ta inagurojmë edhe këtë lidhje dhe bulevard Hasan Prishtina në përfundimin e vet”, ka thënë më tej Grubi.