Në Nigeri të Afrikës Perëndimore brenda javës së fundit 63 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.
Sipas të dhënave javore të publikuara nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Nigerisë (NCDC), 63 persona vd*iqën javën e fundit në vend nga epidemia e kolerës.
Teksa epidemia përhapet në provincat tjera, 3.098 persona u diagnostikuan me kolerë gjatë kësaj kohe.
Në të gjithë vendin që nga janari 58.698 persona janë diagnostikuar me kolerë dhe gati 2.000 persona tjerë humbën jetën.
Çfarë është kolera?
E shkaktuar nga një bakter i quajtur “Vibrio”, kolera është një sëmundje që vjen nga ushqimi dhe uji. Kolera, e cila shkakton diarre të rëndë dhe humbje të ujit në trup, mund të jetë fa*tale nëse nuk trajtohet.
Në Nigeri, pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe pamundësia për të siguruar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme dhe efektive rrit rre*zikun e sëmundjeve dhe vd*ekjes.
Në vend hasen shpesh epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit.