Aktak*uzë ndaj drejtorit të Emergjencës në SHSKUK

Drejtori i Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Lenjani shumë shpejt pritet të dalë para gjykatës për t’u përballur me ak*uzat për veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rre*më i pasurisë”.

Sipas aktak*uzës së përpiluar në qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Lenjanin për mosraportim të saktë të pasurisë për vitin raportues në Agjencinë Kundër Ko*rrupsion (AKK), ashtu që i njëjti nuk e ka deklaruar biznesin e bashkëshortes së tij e po ashtu nuk ka deklaruar edhe të hyrat vjetore në shumë mbi 5 mijë euro. Aktak*uza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton të jete përpiluar më 24 qershor 2021.

Siç thuhet në aktak*uzë, Basri Lenjani, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, po ak*uzohet se nuk e ka deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Ko*rrupsion (AKK), në atë mënyrë që i njëjti nuk e ka deklaruar biznesin e bashkëshortes së tij Fatime Lenjani me emrin “OS ORAL DENT” e po ashtu nuk ka deklaruar edhe të hyrat vjetore në shumën prej 5,125.55 euro ku 2,763.13 euro i ka pranuar në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nga SHSKUK, ndërsa shumën prej 2,441.10 euro i ka pranuar nga Kolegji Privat i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në cilësinë e profesorit të asociuar.

Për këtë, ai aku*zohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rre*më i pasurisë, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dë*nueshme me gjobë dhe me bu*rgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.