Vazhdon Kolonia Artistike edhe sot në ditën e katërt ku artistët pikturojnë veprat e tyre të cilat do t’i ekspozojnë në ditën solemne në Galerinë e Arteve Pamore-Tetovë.
Piktorja Drenusha Palloshi e cila është pjesë e Kolinisë thotë se: “Kolonia artistike e organizuar nga Galeria e Arteve të Tetovës, është një organizim shumë dinjitoz për të përfaqësuar artistët e Tetovës dhe qyteteve të shteteve tjera, ku kisha nderin të jem pjesëmarrëse këtë vit. Organizatorët në krye me drejtorin Ilir Kurtishin, vërtetë treguan respekt dhe kujdes në çdo detaj për të ftuarit.
Kolonitë janë organizime shumë interesante për artistët sidomos për piktorët është një ndjenjë më ndryshe, është transparenca e artisteve me njëri tjetrin, pasi punojmë të gjithë para njëri tjetrit, shkëmbejmë mendime e ide, shpalosim artin tonë në mënyrë transparente. Me një fjalë tregohesh ai që je jashta punës në atelie, gjithashtu ke rastin të njohësh dhe artistë nga vende të ndryshme, vërtetë një ndjenjë e bukur.
Mos harroj të cekë që vet Mali Sharr dhe Kodra e Diellit na dha një inspirim shumë të veçantë, ajri i pastër dhe bukuria e vendit, patjetër që solli rezultate të mira në realizimin e pikturave…
Kolonia Artistike ka filluar nga data 27.08., dhe do të vazhdojë deri më 31.08., ku do të jetë edhe hapja e ekspozitës. Në këtë eveniment pjesëmarrës janë shumë artistë nga vendi dhe rajoni.