Ngasësi i famshëm botëror ishte i pari që kaloi Bosforin me një “motoçikletë”


Ngasësi i famshëm botëror dhe interpretuesi i marifeteve me motoçikleta Robbie Maddison hapi terren të ri duke kaluar sipërfaqen e Bosforit me një makinë të personalizuar që ai projektoi.
Sipas medieve turke, platforma speciale u përgatitën në rrethet Ortaköy dhe Beylerbeyi të Stambollit për atletin e Red Bull dhe Bosfori u mbyll për një kohë për trafikun detar.

Duke zbritur në sipërfaqen e detit nga Ortaköy me makinën e tij, Maddison arriti në Beylerbeyi në afërsisht 90 sekonda me një shpejtësi prej 70 kilometrash në orë (44 milje në orë) dhe përfundoi me sukses detyrën e tij.
Maddison, i cili pushoi në Beylerbeyi për një kohë, u kthye në Ortaköy me makinën e tij, përsëri në rreth 90 sekonda.

Maddison krijoi një “kënaqësi vizuale” në ujërat blu të Bosforit duke kaluar ngushticën në motorin e tij si pjesë e një reklame.
Robbie Maddison deklaroi se ai u stërvit për një vit për të qenë në gjendje ta bënte këtë shfaqje.
“Kjo është detyra më sfiduese që kam arritur ndonjëherë. Le të jetë kjo shfaqje një frymëzim për të gjithë ata që aktualisht po përballen me sfida”, ka thënë ndër tjerash Maddison.