Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 7.452 testime kurse janë regjistruar 978 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 405, Tetovë – 72, Strumicë – 66, Kumanovë – 55, Gostivar – 48, Kërcovë – 40, Shtip, 37, Strugë – 31, Ohër – 28, Manastir – 27, Prilep – 25, Veles – 24, Kavadar – 21, Dibër – 17, Radovish – 13, Resnjë dhe Probishtip nga 8, Kocanë, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 7, Negotinë – 6, Makedonska Kamenicë – 5, Dellcevë dhe Vinicë nga 4, Gjevgjeli dhe Berovë nga 3, Bogdancë dhe Makedonski Brod nga 2, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 524 pacientë të shëruar.
Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 24 pacientë.
6 nga Shkupi (82, 74, 69, 65, 63, 57 vjec), 4 nga Tetova (68, 59, 58, 39), 3 nga Strumica (73, 67, 65), 2 nga Velesi(78 dhe 39 vjec), 2 nga Gostivari (64 dhe 64 vjec), 2 nga Ohri (74 dhe 70 vjec) dhe nga një pacient nga Kumanova (73), Manastiri (70), Struga (57), Kocana (79) dhe Dibra (77).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.145.081 testime për COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 174.667, numri i të shëruarve është 154.698, kurse i vi*ktimave – 5.842. Numri i rasteve active shkon në 14.127.
Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.214, Tetova me 2.042, Gostivari me 1.394, Kumanova me 896, Strumica me 698 dhe Kërcova me 636 u prijnë qyteteve me më shumë raste active në nivel vendi.