Tetovë, asnjë rezultat nga he*timi për “oksigjenin”


Asnjë rezultat apo pistë nga he*timi të rastit të dë*mtimit të gypave të oksigjenit në Spitalin e Tetovës nuk është bërë publik. Asnjë person nuk është identifikuar dhe nuk është vënë para organeve të rendit. Nuk dihet nëse policia ka arritur që deri diku të bie në gjurmë të autorit ose autorëve dhe nuk dihen motivet e tij. Nga Ministria e Brendshme nuk japin shumë detaje, duke u arsyetuar se nuk duan të dë*mtojnë he*timin.

“Deri më sot janë realizuar biseda me shumë të punësuar në spital dhe persona të tjerë nga rrethi dhe vazhdojmë punën për gjetjen e autorëve apo autorit. Me kërkesë të menaxhmentit të Spitalit Klinik, është rritur dukshëm prezenca e policisë në objekte, me qëllim parandalimin apo san*ksionimin e pr*ishjes së rrjedhës normale të punës së spitalit. Siç përmenda, në vijë janë më tepër aktivitete dhe në interes të mos zbulimit të më shumë detajeve deri më tani do përmbahemi nga informatat shtesë”- deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Spitali i Tetovës thonë se policia duhet që sa më shpejtë të zbardh rastin, me qëllim që kjo gjë mos të përsëritet më, ndërsa shprehin pasigurinë e tyre në punën e mëtejme, pas rastit që ndodhi me dë*mtimin e gypave të oksigjenit.

“Sigurisht që do ishte mirë që sa më shpejtë të dimë se çka ndodhur që të mos përsëriten rastet e këtilla. Sa i përket punës tonë ne tani jemi më syçelë që të mos na ndodhin raste të këtilla. Tani ne kemi edhe plan si ta izolojmë vendin në mënyrë sa më hermetike që të jemi rehat se nuk do të përsëritet e njëjta gjë”- pohoi Gëzim Nuredini, përgjegjës për kovid qendrën në Spitalin e Tetovës.

Personi apo persona deri më tani të panjohur, më 23 gusht, mes orës shtatë dhe tetë të mëngjesit, me mj*et të fortë kanë ten*tuar pr*erjen e gypave të oksigjenit që furnizojnë me oksigjen mbi 120 pacientë të prekur nga korona e që janë të shtrirë në disa reparte. Për fat të mirë, personi apo personat që kryen kr*imin, kanë arritur që dë*mtojnë me mjet të fo*rtë vetëm dy gypa të oksigjenit, të cilët nuk kanë qenë furnizuesit e kovid qendrave por të sallave të operacionit të klinikës së re të cilat ende nuk janë në përdorim. Prerja e gypit të tretë do kishte rezultuar tra*gjikisht për më shumë se 120 persona që pranonin oksigjen dhe që ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.