Gruaja afgane: Erdhëm nga ferri në parajsë, Rama: Kemi qenë edhe ne në këtë pozitë!


Kryeministri Edi Rama pati sot një takim me shtetas afganë që janë strehuar në qytetin e Durrësit. 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani mbërritën në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë një takimi këtë pasdite me disa prej tyre, Rama i uroi mirëseardhjen. Pas falënderimit për pritjen e ngrohtë nga një shtetase afgane, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se edhe shqiptarët e kanë vuajtur dikur atë po kalojnë ata sot.