Një sulm ajror, që ka mundësi të jetë kryer nga forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara apo Iraku, duke shënjestruar një zonë të grupit militant, Shteti Islamik në lindje të Sirisë, ka vrarë 54 persona, duke përfshirë 28 civilë, ka njoftuar një vëzhgues i luftës, transmeton Reuters.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se, sulmi ka goditur zonën afër qyteteve, al-Sousa dhe al-Baghouz Fawkani të enjten afër kufirit me Irakun, një ndër lokacionet e vetme ku grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) ka prezencë në Siri.
Koloneli, Sean Ryan, zëdhënës për koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja, ja thënë se “grupi ose forcat partnere mund të kenë kryer sulmin.
“Nuk kemi informacione tjera momentalisht”, ka thënë ai për Reuters.
Ministria e Jashtme siriane e ka cilësuar sulmin si “masakër” dhe akt të agresionit nga “koalicioni joligjor”.
Damasku ka thënë se forcat e koalicionit në Siri janë okupuese sepse ato janë në këtë shtet pa leje.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja është duke luftuar me pjesëtarët e mbetur të IS-it në në dyja anët e kufirit në mes të Sirisë dhe Irakut.
Grupi militant, Shteti Islamik është mposhtur në pjesën më të madhe të territorit në të dyja shtetet vitin e kaluar, mirëpo luftëtarët vazhdojnë të operojnë në disa zona.