Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në njësinë e kujdesit in*tensiv të Kardiokirurgjisë, e ka vizituar pacientin që kishte transplantuar zemrën të mërkurën.
Filipçe shkruan se pacienti gradualisht po shërohet dhe se aktualisht po ndihet mirë, i kënaqur me operacionin e përfunduar.
“Falë humanizmit të familjes dhe gjestit të dhuruesit të vd*ekur, ai tani është në një shpresë të re për një shëndet më të mirë”. “I uroj atij një kthim të shpejtë në zakonet dhe rutinat e përditshme, dhe mbi të gjitha një shërim të suksesshëm”, ka shkruar Filipçe.