Situata epidemiologjike me Covid-19 në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupë akom mbetet e përkeqësuar. Numri i të infektuarve po rritet, që është pasojë e mosrespektimit të protokolleve shëndetësore. Në baza ditore, mesatarisht, këtë muaj virusi i rre*zikshëm u konfirmua në 10.3 persona.
Ajo që shqetëson më shumë është fakti se shumica e të infektuarve janë midis moshës 20 dhe 40 vjeç. Sipas moshës, një fëmijë një vjeç është më i vogli i infektuar, tha për MIA-n Mentor Melja, shef i njësisë punuese në Qendrën për Shëndetin Publik.
Ai shton se për shkak të kësaj sjelljeje të papërgjegjshme të disa banorëve të kësaj zone, e vetmja gjë që mund të qetësojë situatën është imunizimi.
Sipas drejtorit të Spitalit të përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar, Baki Alili, ky proces po ecën pa probleme me të paktën 200 vaksina të aplikuara çdo ditë.