Osmani: Çdo takim me qytetarët, ankesa e parë ka qenë vështirësia për të marrë dokumentet e udhëtimit


Ministri i Jashtëm Bujar Osmani së bashku me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski sot bënë promovimin e projektit për instalimin e stacioneve bazë nëpër përfaqësit konsullore dhe diplomatike. Ministri Osmani, gjatë prezantimit të projektit, u shpreh se çdo takim me qytetarët ankesa e parë ka qenë vështirësia për marrjen e dokumentave të udhëtimit.

“ U drejtohem qytetarëve tanë në diaspor, me të cilën gjatë çdo takimi ankesa e parë ka qenë vështirësia për marrjen e dokumentave të udhëtimit, për shkak pritjeve të gjata të cilat mesatarisht kanë qenë ndërmjet 4 deri në 5 muaj, ndonjëherë 6 deri 9 muaj nëpër disa përfaqësi konsulore dhe diplomatike.

Deri më tani kemi funksionuar me sistem të tillë që një herë në vit ose dy herë varësisht prej nevojave diplomatë nga MPJ bashkë me pajisjen nga Shkupi janë nisur për në ndonjë përfaëqsi konsulore dhe në ato dy tre ditë të cilët kanë qëndruar atje qytetarët është dashur të mblidhen dhe të vijnë të fotografohen ose të marrin pasaportat dhe pastaj të presin me muaj të tërë që ekipi të kthehet në Shkup dhe të përpunohen dokumentat dhe të kthehen atje dhe t’ju dorëzohen. Ajo që po bëjmë tani është se në çdo përfaqësi konsulore, diplomatike do të kemi stacionet bazë, stacione mobile dhe tani nuk do të kemi 3 ditë në vit për fotografim për pasaport por çdo ditë e punës do të jetë mundësi që qytetarët të nxjerrin dokumentet e udhëtimit”, deklaroi Osmani.