Duke i bërë një apel urgjent qeverisë, Detlef Scheele, drejtor kreu i Agjencisë Federale të Punësimit (BA), tha se Gjermanisë i duhen rreth 400,000 emigrantë të aftë në vit për të kompensuar mungesat në tregun e punës.
“Vendit po i mbarojnë punëtorët e aftë,” tha Scheele.
“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shënjestruar për boshllëqet në këtë treg,” vuri në dukje ai. “Ne kemi nevojë për shumë më tepër emigrant sesa vitet e mëparshme. Nga kujdesi për të moshuarit tek ajri i kondicionuar e punonjësit e logjistikës, do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo,” theksoi Scheele.
Ai e hodhi poshtë idene e nje rezistence ndaj emigracionit si zgjidhje për çështjet e punës.
“Ju mund të ngriheni dhe të thoni:” Ne nuk duam të huaj. Por kjo nuk funksionon,” tha Scheele. “Fakti është se Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët.” Për shkak të zhvillimeve demografike, numri i punëtorëve potencialë të moshës profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit. situata do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme.”, shtoi zyrtari gjerman. Gjermania strehon rreth 3 milionë persona me origjinë turke.
Shumë prej tyre mbërritën atje në vitet 1970, kur vendi kishte nevojë për forcë punëtorë për shkak të mungesave të mëdha të krijuara pas Lu*ftës së Dytë Botërore.