Adelina Tahiri guxon shumë, flet për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë


Adelina Tahiri ka qenë gjithmonë aktive në rrjete sociale dhe komunikon shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe i ka lënë ata të lirë të pyesin për gjithçka që ka lidhje me pamjen e saj të jashtme.

Një nga ndjekësit është interesuar nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë dhe këngëtarja është përgjigjur me sinqeritet. Ajo nuk ka hezituar dhe ka treguar se ka ndërhyrë vetëm në buzë.

“Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”, ka treguar Tahiri.
Më tej ajo shpjegoi se nuk ka nevojë për të kryer ndërhyrje të tjera, sepse të gjithë shqiptarët kanë gjene shumë të bukura.