Zv/ ministri i drejtësisë Agim Nuhiu përmes një publikimi në Facebook shkruan se golgota e qytetarëve të vendit tonë dhe të Kosovës për t’i realizuar interesat e tyre juridike nga e drejta familjare, e drejta pronësore, e drejta trashëgimore, e drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve morri fund!
Formalizuam Marrëveshjen me Kosovën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile.
Ndihma e ndërsjellë juridike, njohja dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe të arbitrazhit paraqesin thelbin e kësaj marrëveshje.
Thellimi i bashkëpunimit juridik në çështjet civile në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishte aspiratë e jonë!- thotë Nuhiu.