Carovska: Universitetet të koordinohen me autoritetet shëndetësore


U bëj thirrje të gjitha universiteteve në bazë të modeleve që mendojnë të drejtohen deri te KSI dhe bashkërisht të vendosin se si do të vazhdojnë punën, ky ishte mesazhi i sotëm i ministres së Arsimit Milla Carovska drejtuar universiteteve në vend. Carovska tha se vendimet për mënyrën e vazhdimit të studimeve duhet ta marrin vetë universitetet në koordinim me autoritetet shëndetësore.

“Universitetet që dëshirojnë të marrin vendim për nisjen e studeimeve me cilindo skenar, duhet të jenë në koordinim dhe konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive, para se të marrin vendimet”, tha Carovska.